Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

E Premte, 26.04.2013




Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar, u përkrah për procedim të mëtejmë raporti përfundimtar i Projektligjit Nr. 04/L-177 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Ndërkaq, shqyrtimi i raportit vjetor të punës i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është shtyrë për një mbledhje tjetër të radhës, me ç‘rast u kërkua nga AMDP-ja që të sjellë në komision raportin e kompletuar.

Tutje, anëtarët e komisionit diskutuan edhe për vizitat që ata do t'i zhvillojnë në FSK dhe në Drejtorinë e Policisë së Kosovës, ndërsa u sqarua se grupi punues është në fazën përfundimtare të raportit për mbikëqyrjen e Ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së