Lajmet e fundit
Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane priti sot përfaqësuesit e shoqatës Lëvizja kundër dhunës, paqe në Ballkan
E Enjte, 25.04.2013
Përfaqësuesit e shoqatës " Lëvizja kundër dhunës, paqe në Ballkan", të prirë nga Jean Yes Carlen, u pritën sot nga kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri.
Yes Carlen, me këtë rast e njoftoi kryetarin e Komisionit Haziri për përpjekjet e tyre për të vendosur paqe dhe pajtim të plotë midis popujve. Me theks të veçantë ata folën për angazhimet e tyre që janë duke bërë në komunën e Mitrovicës dhe përpjekjet e tyre për të vendosur paqen dhe harmoninë në mes të komuniteteve atje. Kryetari Haziri, ndërkaq, i inkurajoi ata që të vazhdojnë me këtë mision, duke i siguruar, gjithashtu, për mbështetje të parezervë të Komisionit që ai udhëheqë.