Lajmet e fundit

Deputetët Hyseni e Osmani morën pjesë në takimet e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës

E Enjte, 25.04.2013




Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Hydajet Hyseni, morën pjesë në takimet e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare e këtij institucioni evropian vendosi që përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës t'ju lejohet pjesëmarrja dhe e drejta e fjalës në të gjitha
Komisionet e Asamblesë dhe për të gjitha pikat në rendin e ditës që diskutohen nga Komisionet.

Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i KE-së diskuton për situatën në Kosovë çdo tre muaj dhe, edhe kësaj radhe, deputetët nga Kosova paraqitën qëndrimet e Kuvendit lidhur me zhvillimet në vend.

Deputetët Hyseni dhe Osmani para të pranishmëve paraqitën qëndrimet e pozitës dhe opozitës lidhur me zhvillimet politike, nivelin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nivelin e sigurisë në vend, lirinë e lëvizjes, raportet Kosovë-Serbi, dhe çështje të tjera. Në veçanti, deputetët diskutuan për veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës lidhur me rekomandimet që dalin nga Rezoluta e fundit e Këshillit të Evropës për situatën në Kosovë.

Në qershor, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe komisionet e saj do të takohen sërish dhe një ndër temat që do të trajtohen do të jetë edhe gjendja aktuale në Kosovës.

 

 

Deputetët Hyseni e Osmani morën pjesë në takimet e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës