Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 24.04.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar Projektligjin për Odat e profesionistëve shëndetësorë.

Me disa amendamente shtesë, të rekomanduara nga Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, komisioni e procedoi projektligjin për shqyrtim të dytë në seancë plenare.

Në mbledhje u diskutua edhe për angazhimet e komisionit gjatë ditëve në vijim.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale