Lajmet e fundit
Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa kthehen nga vizita në Washington
E Hënë, 22.04.2013
Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe financa, Safete Hadergjonaj dhe nënkryetari, Naser Osmani, u kthyen nga takimi i organizuar nga Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i mbajtur më 17 dhe 18 prill në Washington.
Ky takimi është mbajtur në kuadër të mbledhjeve të parvjetshme ku kanë marrë pjesë përfaqësues të më se 40 përfaqësues të komisioneve për buxhet e financa.
Për përfaqësuesit e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, ky ishte takimi i parë i këtij niveli.
Në këtë takim, FMN-ja dhe BB- ja kanë prezantuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me dhënien fund të varfërisë ekstreme. Po ashtu, është diskutuar edhe për mënyrën e arritjes së prosperitetit gjithëpërfshirës, indikatorët e matjes së varfërisë, jo barazisë globale, për rrezikun e ndryshimeve klimatike në botë dhe krizën energjetike.
Ndër çështjet me interes të diskutuara në këtë takim, ka qenë edhe domosdoshmëria dhe bashkëpunimi i Kuvendit të Kosovës me përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së me vendet përkatëse.
Përfaqësuesit e Komisionit për Buxhet, Hadërgjonaj e Osmani, me këtë rast kanë njoftuar për të arriturat e Kosovës si anëtare të këtyre institucioneve.
Përfaqësuesit e komisioneve, kanë takuar edhe Presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim dhe drejtoreshën e FMN-së, Cristine Lagarde.