Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...

E Hënë, 22.04.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, u shqyrtuan rekomandimet e grupeve punuese për zbatimin e Ligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe të Ligjit për vlerësimin strategjik mjedisor. Mbledhjen e kryesoi, Nait Hasani, kryetar i Komisionit, ndërsa raportet me rekomandime i paraqiti nënkryetari, Liburn Aliu.

Gjatë shqyrtimit të këtyre raporteve, Komisioni vlerësoi se ligjet që rregullojnë këto fusha sigurojnë bazë të mjaftueshme ligjore, ndërkaq, për implementimin e tërësishëm të tyre mbështeti konkluzionet dhe rekomandimet e paraqitura nga grupet punuese. Këto raporte, Komisioni vendosi t'i procedojë tutje për shqyrtim edhe në Kuvend.

Nga mbledhja e  Komisionit për Bujqësi ...