Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Hënë, 22.04.2013
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari Arben Gashi, u shqyrtua dhe u përkrah raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të pronës, për vitin 2012, pas prezantimit të zëvendësdrejtorit të AKP-së, Xhevat Azemi.
Tutje, komisioni ka shqyrtuar edhe kërkesën e organizatës "Çohu", me ç‘rast është kërkuar informatë nëse zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsion i kanë sjellë në Komisionin për Legjislacion formularët e deklarimit të pasurisë prej vitit 2010 gjer më 2013 .
Me këtë rast Komisioni vendosi që ta ftojë këtë organizatë në mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, për vitin 2012.
U theksua se me këtë rast ata do të informohen për çështje të ndryshme nga drejtori i AKK-së, i cili do të jetë i ftuar në komision.
Tutje, komisioni ka hequr nga rendi i ditës shqyrtimin e raportit me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin Nr. 04/L-179 për transportin rrugor.