Lajmet e fundit

Vazhdimi i mbledhjes së 11 prillit të Kuvendit të Kosovës

E Enjte, 18.04.2013




Vazhdimi i sotëm i mbledhjes së 11 prillit të Kuvendit të Kosovës, që u kryesua nga kryekuvendari, Jakup Krasniqi, filloi me procesin e votimit të rekomandimeve nga debati parlamentar lidhur me statusin e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rekomandimeve të komisioneve parlamentare. Diskutimet lidhur me këtë çështje kanë përfunduar gjatë ditës së enjte (11 prill).

Me këtë rast, Kuvendi me shumicë votash miratoi rekomandimet e grupit parlamentar të LDK-së për statusin e punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Vazhdimi i mbledhjes së 11 prillit të Kuvendit të Kosovës Vazhdimi i mbledhjes së 11 prillit të Kuvendit të Kosovës