Lajmet e fundit
GDR prej në një takim nxënësit e gjimnazit Ulpiana të Lipjanit
E Mërkure, 17.04.2013
Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, priti në një vizitë në ambientet e Kuvendit rreth 20 nxënës të gjimnazit "Ulpiana" nga Komuna e Lipjanit. Kryetarja i informoi gjimnazistët me punën dhe funksionimin e Grupit të Deputetëve të Rinj, duke përfshirë fushë veprimtarinë e Grupit. Ajo tha se të rinjtë kanë derën e hapur në Kuvendin e Kosovës për adresimin e problemeve të tyre.
Nxënësit ishin të interesuar për funksionimin e Grupit të Deputetëve të Rinj, duke parashtruar një sërë pyetjesh për deputeten Musliu, sidmos rreth funksionimit të Grupit të Deputetëve të Rinj dhe Kuvendit në përgjithësi. Deputetja Musliu shoqëroi vizitorët edhe në ambientet tjera të Kuvendit.