Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti kryetaren e Partisë Socialdemoktrate , Majlinda Nushi

E Mërkure, 17.04.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim kryetaren e Partisë Socialdemokrate, Majlinda Nushi, e cila shoqërohej edhe nga Kaçusha Jashari dhe Ismet Hajdini. Me këtë rast znj. Majlinda Nushi e njohu kryekuvendarin Krasniqi me aktivitetet e kësaj partie, në krye të së cilës sapo është zgjedhur. Ajo posaçërisht u ndal në çështjen e domosdoshmërisë së pjesëmarrjes së partive në procesin e reformës zgjedhore dhe në zgjedhje.

Kryekuvendari Krasniqi e uroi znj. Nushi për këtë post, ndërsa në vazhdim ai i bëri një vështrim reformës zgjedhore, duke theksuar se partitë po takohen, por ende nuk ka debat të mirëfilltë për këtë reformë. Ai tha se ekziston Ligji zgjedhor, i cili është i mirë, por puna është te zbatimi i tij. Qenësore është sundimi i rendit dhe i ligjit, më pak ka rëndësi fakti se kush është i majtë apo i djathtë. Ligji, zbatimi i tij, është ai që bashkon qytetarët, theksoi kryekuvendari Krasniqi.

Kryekuvendari Krasniqi priti kryetaren e Partisë Socialdemoktrate , Majlinda Nushi