Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 16.04.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi dy projektligje: Projektligjin për tregun e naftës dhe produkteve të naftës në Kosovë dhe Projektligjin për produktet e ndërtimit. Pas miratimit në parim të Projektligjit për tregun e naftës dhe produkteve të naftës në Kosovë, Komisioni formoi edhe grupin punues për amendamentimin e këtij projektligji, të cilin do ta kryesojë deputeti, Shaip Muja.

Komisioni shqyrtoi edhe amenadamentet e Projektligjit për produktet e ndërtimit, të cilat i paraqiti deputeti, Hashim Deshishku. Lidhur me këtë, Komisioni miratoi 36, nga gjithsej 37 amendamentet e paraqitura.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...