Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Marte, 16.04.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar Projektligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Me një amendament shtesë, të rekomanduar nga Komisioni për Legjislacion, komisioni e ka proceduar projektligjin për shqyrtim të dytë në seancë plenare.

Në këtë mbledhje, u krijuan edhe grupet punuese për shqyrtimin e disa projektligjeve, si dhe u shqyrtuan çështje të tjera nga fushëveprimtaria e komisionit.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale