Lajmet e fundit

Me rastin e vdekjes së ish-kryeministres britanike Thatcher, Krasniqi ngushëllon homologun Bercow

E Hënë, 08.04.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Shkëlqesisë së Tij, John Bercow, me rastin e vdekjes së ish-kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.


Në telegramin e kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:

 

" I nderuar Zoti Kryetar,

me keqardhje të thellë mësuam lajmin për vdekjen e i ish-kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.


Vdekja e ish-kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher është humbje e një personaliteti me përmasa botërore.


Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjes së znj. Thatcher dhe gjithë popullit britanik ngushëllimet më të sinqerta.

Ju lutëm, Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë".

 

Me rastin e vdekjes së ish-kryeministres britanike Thatcher, Krasniqi ngushëllon homologun Bercow