Lajmet e fundit

Sqarim lidhur me shkrimin “PDK e LDK përplasen për Kosharen”, të botuar më 4 prill në gazetën “Tribuna”

E Premte, 05.04.2013




Në gazetën "Tribuna" të datës 4 prill 2013, në ballinë dhe në faqen 5 të saj, është botuar shkrimi "PDK e LDK përplasen për Kosharen", lidhur me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën është përcaktuar rendi i ditës për seancat vijuese të Kuvendit.

Në këtë shkrim janë dhënë disa vlerësime që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën.

Anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e grupeve parlamentare kanë debatuar në mënyrë shumë parimore për rendin e ditës së seancës së 8 prillit, në nderim të Betejës së Koshares, por në këtë mbledhje nuk ka pasur kurrfarë zënkash dhe përplasjesh.