Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Mërkure, 03.04.2013




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga Lutfi Haziri, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji nr. 04/L-176 për turizmin, Projektligji nr. 04/L-186 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut, Projektligji nr. 04/L-134 për shfuqizimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi , Projektligji nr. 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, si dhe Projektligji nr. 04/L-177 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Të gjitha këto me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane