Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Mërkure, 03.04.2013
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, sot mbajti mbledhjen e njëqind të tij të punës. Në këtë mbledhje, të cilën e kryesoi Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan tri projektligje: Projektligji për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut, Projektligji për turizmin dhe Projektligji për transportin rrugor.
Me këtë rast u miratuan amendamentet e Projektligjit për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut dhe ato të Projektligjit për turizmin, të cilat Komisioni i kishte shqyrtuar edhe në mbledhjen paraprake. Këto projektligje u vendos të procedohen tutje për lexim të dytë në mbledhje e rregullt plenare të Kuvendit.
Komisioni miratoi edhe amendamentet (114 sosh) të propozuara nga grupi punues, lidhur me Projektligjin për transportin rrugor, të cilat i paraqiti deputetja, Teuta Sahatqija.
Edhe ky Projektligj do të procedohet për shqyrtim të mëtutjeshëm sipas Rregullores së Punës.