Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
E Mërkure, 03.04.2013
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka shqyrtuar dy projektligje në aspektin e ndikimit buxhetor.
Komisioni përkrahu Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit dhe atë për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi, me amendamente të komisioneve funksionale. Projektligjet u proceduan për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.