Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 02.04.2013




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z. Goran Marinkoviç- kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme debatoi për konsolidimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë
edhe përfaqësuesit e OSBE-së, OHCHR-it dhe ata të Ambasadës së Zvicrrës në Prishtinë.

Në vazhdim të mbledhjes, u formuan katër grupe të punës si vijon: Grupi i punës për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të kryesuar nga z. Goran Marinkoviç, Grupi i punës për zbatimin e Ligjit për Qendrën historike të Prizrenit, të kryesuar nga zonja Jasmina Zhivkoviç, Grupi i punës për zbatimin e Ligjit për Hoqën e Madhe, të kryesuar nga zonja Jasmina Zhivkoviç, si dhe Grupi i punës për zbatimin e Strategjisë për integrimin e komunitetit rom, ashkalijë dhe egjiptas në shoqërinë kosovare, të kryesuar nga z. Albert Kinolli..

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim