Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron besimtarët me rastin e Festës së Pashkëve
E Premte, 29.03.2013
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi uron gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Urimet i ka përcjellë nëpërmjet një mesazhi dërguar Ipeshkvit të Kosovës ,Imzot Dodë Gjergji.
" I nderuar Shkëlqesi, Imzot Dodë Gjergji,
Me rastin e Festës së Pashkëve kam kënaqësinë e veçantë t' Ju përcjell urimet e mia më të përzemërta dhe nëpërmjet jush të gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës.
Kjo ditë është ditë e paqes,ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen. Nëpërmjet kësaj simbolike domethënëse fetare të ringjalljes së jetës, ne sot kujtojmë të gjithë ato personalitete shqiptare që i dhanë civilizimit kombëtar dhe njerëzor vlera të pashembullta te paqes, shpresës,lirisë dhe dashurisë njerëzore. Le të shërbejë pra kjo ditë hyjnore për të reflektuar, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat tona të bashkëjetesës fetare e shpirtërore.
Uroj që në Kosovë, por edhe në të gjithë boten njerëzore të mbretërojë paqja,dashuria dhe mirëkuptimi", theksohet në urimin e kryekuvndarit Krasniqi.