Lajmet e fundit

Të hënën, arrin në vizitë katërditshe zyrtare në Kosovë presidentja e Këshillit Nacional dhe e Kuvendit Federal të Zvicrës, znj. Maya Graf

E Premte, 29.03.2013




Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kryetarja e Këshillit Nacional dhe e Kuvendit Federal te Zvicrës, z. Maya Graf, do të vijë në një vizitë katërditëshe zyrtare në Kosovë nga 1-4 prill 2013. Me këtë rast znj. Maya Graf, në krye të delegacionit që e shoqëron, do të pritet në një takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Takimi Krasniqi- Graf do të zhvillohet të martën, më 2 prill, duke filluar nga ora 9:30, ndërsa konferenca për shtyp do të mbahet në orën 10:15.

Znj. Maya Graf do të ketë takime edhe me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, me përfaqësues të minoriteteve , Avokatin e Popullit, si dhe do të ketë vizita të tjera në qytete dhe institucione të ndryshme që veprojnë në Kosovë.


Agjenda e vizitës së z. Maya Graf


E hënë, 1 Prill

22:10 Arritja e znj. Maya Graf, kryetare e Këshillit Nacional dhe e Kuvendit Federal të Zvicrës dhe delegacionit të saj në Aeroportin Internacional të Prishtinës "Adem Jashari" , e hënë 1 prill , ora 22:10

Pritje nga:

Znj. Teuta Sahatqija, deputete, kryetare e GGD
Znj. Flora Brovina, deputete, anëtare e GGD
Mrs. Krystyna Marty Lang, ambasadore Zvicrës në Prishtinë
Z. Christian Winter, zëvendësshef i Misionit, Ambasada Zvicerane në Prishtinë
Znj. Natasha Fröjd, Attachée, Ambasada Zvicerane në Prishtinë

E martë, 2 prill

09:20 Ceremonia e mirëseardhjes para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

09:25-09:30 Shënim në Librin e përshtypjeve dhe shtrëngim duarsh në mes të dy kryetarëve
Vendi: Hyrja para Kabinetit të Kryetarit
(Pas nënshkrimit foto e përbashkët )

09:30 - 10:15 Takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës,z. Jakup Krasniqi
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Kabineti i Kryetarit
Media: Pamje dhe foto

10:15 -10:30 Konferencë e përbashkët për media
Vendi: Holli përpallë Kabinetit të Kryetarit

10:45-11:30 Takimi me Komisionin për Punë të Jashtme
Vendi: Ndërtesa e kuvendit, salla S I (Aneksi)

Media: vetëm foto

Delegacioni nga Zvicra :

1. Z. Maya Graf - Kryetare e Këshillit Nacional dhe e Kuvendit Federal të Zvicrës
2. Z. Ruedi Lustenberger, zëvendëskryetari i Parë i Këshillit Nacional Zviceran ,
3. Z. Ueli Leuenberger , anëtar i Parlamentit Zviceran
4. Z. Laurent Favre, anëtar i Parlamentit Zviceran
5. Z. Hansjörg Hassler, anëtar i Parlamentit Zviceran
6. Z. Roland Fischer, anëtar i Parlamentit Zviceran
7. Z. Andy Tschümperlin, anëtar i Parlamentit Zviceran
8. Z. Adrian Amstutz, anëtar i Parlamentit Zviceran
9. Znj. Suzanne Stritt - Schwegler , shefe e Protokollit, Asambleja Federale
10. Z. Claudio Fischer, shef i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Asambleja Federale
11. Znj. Céline Champion Dessibourg, Zyrtare e Ministrisë se Punëve te Jashtme


Delegacioni i Kosovës

Dr. Jakup Krasniqi , kryetar i Kuvendit
Z. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Z. Sabri Hamiti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Z. Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Z. Petar Miletic, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Lista e anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme

Albin Kurti, kryetar i Komisionit
Hydajet Hyseni, nënkryetar i parë
Enis Kervan, nënkryetar i dytë
Berat Buzhala, anëtar
Skender Hyseni, anëtar
Sabri Hamiti, anëtar
Donika Kadaj-Bujupi,anëtar
Emilia Rexhepi, anëtar
Petar Miletiq, anëtar

Lista e përfaqësuesve të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës

Petar Miletiq, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Sasa Milosavleviq, shef i Grupit Parlamentare SLS
Jasmina Zhivkoviq, deputete
Murselj Halili, deputet
Mufera Shinik, shef i Grupit Parlamentare 6+
Emilia Rexhepi , deputete
Duda Balje, deputete
Albert Kinolli, deputet

Të hënën, arrin në vizitë katërditshe zyrtare në Kosovë presidentja e Këshillit Nacional dhe e Kuvendit Federal të Zvicrës, znj. Maya Graf