Lajmet e fundit

Grupi i Grave Deputete dënon sulmin ndaj veprimtares Nazlie Bala

E Enjte, 28.03.2013




Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës është indinjuar me rastin e sulmit fizik ndaj veprimtares Nazlie Balaj. Këtë akt të shëmtuar GGD-ja e dënon fuqishëm dhe kërkon nga organet e rendit që menjëherë ta kapin sulmuesin dhe mos të ndodhë ta neglizhojnë rastin si me Diana Kastratin, e cila përfundoi tragjikisht.


GGD-ja këtë akt qyqar e konsideron se është akt kundër vlerave demokratike, tentim për të mbyllur gojën dhe mbytur kurajën e të gjithë atyre që kërkojnë drejtësi.


Grupi i Grave Deputete i Kuvendit siguron se do të angazhohet fuqishëm për shtet me vlera demokratike , ku ka respektim dhe zbatim të të drejtave njerëzore, që nënkupton edhe promovimin, respektimin dhe zbatimin e barazisë gjinore, si dhe fuqizimin e gruas në të gjithë sektorët e jetës.