Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi dënon sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala

E Enjte, 28.03.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, nëpërmjet një deklarate dënon ashpër sulmin ndaj aktivistes Nazlie Bala.

"Ky është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm, një akt i cili është në kundërshtim me vlerat tona demokratike. Si i tillë, kërkoj nga organet kompetente të drejtësisë që akterët e këtij akti të shëmtuar të kapen dhe të dalin para drejtësisë", theksoi kryekuvendari Krasniqi.

Kryekuvendari Krasniqi dënon sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala