Lajmet e fundit

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, takohet me të rinjtë e Drenasit

E Mërkure, 27.03.2013




Në vazhdën e aktiviteteve dhe vizitave nëpër komuna, përkatësisht në këshillat e veprimit rinor lokal, kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, vizitoi KVRL në Drenas. Me këtë rast, para të pranishmëve, znj. Ganimete Musliu, bëri një rezyme të punës së Grupit të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës dhe u ofroi të rinjve përkrahje për zbatimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë. Ajo i njoftoi të rinjtë edhe për iniciativën e GDR-së për amandamentimin e këtij ligji, në mënyrë që t' u përshtatet nevojave të të rinjve në Kosovë.

Kryetari i KVRL në Drenas, z. Afrim Berisha falënderoi deputeten Musliu për vizitën e saj dhe informoi atë mbi aktivitetet që rinia e kësaj komune po ndërmerr për të mirën e rinisë dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Të rinjtë e komunës së Drenasit ishin shumë të interesuar në parashtrimin e pyetjeve, qoftë për punën e Grupit të Deputetëve të Rinj, ashtu si edhe për kërkesat e tyre konkrete, për të cilat morën përgjigje nga znj. Musliu.

 

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, takohet me të rinjtë e DrenasitKryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, takohet me të rinjtë e Drenasit