Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 26.03.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan pesë projektligje, si në vijim: Projektligji për provimin e jurisprudencës me amendamente të Komisionit funksional për shëndetësi, Projektligji nr. 04/L-184 për administrimin e punës në zyrë, Projektligji nr. 04/L-161 për mbrojtjen shëndetësore në punë, me amendamente të Komisionit funksional për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, Projektligji nr. 04/L-176 për turizmin, me amendamente të Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, Projektligji nr. 04/L-186 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për inspektorat dhe mbikëqyrje të tregut, me amendamente të Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri.
Pas diskutimit të gjithanshëm, anëtarët e Komisionit mbështetën procedimin e mëtejmë të pesë projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, po në këtë mbledhje të Komisionit, u formuan edhe katër grupe punuese: për aplikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për aplikimin e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, për aplikimin e Ligjit për Hoçën e Madhe, si dhe për aplikimin e Strategjisë për integrimin e komunitetit të rom, ashkali dhe egjiptas në shoqërinë kosovare.