Lajmet e fundit

Grupi i Grave Deputete dënon kërcënimin qyqar ndaj veprimtares Nazlie Bala

E Marte, 26.03.2013




Grupi i Grave Deputete dënon kërcënimin qyqar ndaj veprimtares Nazlie Bala

Kërcënim qyqarë që tenton t'i stigmatizojë dhe anatemojë edhe më tutje gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës.


Grupi i Grave Deputet -GGD është indinjuar nga kërcënimi ndaj aktivistes për të drejtat e gruas dhe promovimin e barazisë gjinore, znj. Nazlije Balaj (zyrtare në Vetëvendosje), e cila kërcënohet me plumb në ballë nëse nuk do të heq dorë nga mbrojtja me ligj e viktimave të luftës, veçanërisht grave të dhunuara gjatë luftës.

Grupi i Grave Deputete:
- Konsideron se kërcënimi qyqarë, si ky, është tentim që t'i stigmatizojë dhe anatemojë edhe më tutje gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës.

-Konsideron se sjelljet e tilla, nga kushdo qoftë, janë tentim për ta mbyllur gojën për kërkim të drejtësisë dhe janë të dëmshme për demokracinë dhe imazhin e Kosovës.

- Kërkon nga organet e rendit ta sjellin para drejtësisë personin që ka kërcënuar znj. Bala, por edhe të gjithë personat që ushtrojnë dhe nxisin akte dhune.

GGD inkurajon znj Bala, veprimtarët për të drejta të njeriu, gratë dhe burrat që të kenë kurajo dhe guxim qytetar për ta denoncuar dhe luftuar çdo formë të dhunës, duke i siguruar se Gratë Deputete të Kuvendit të Kosovës janë të përkushtuara për Kosovën ku sundon ligji dhe drejtësia.

Teuta Sahatqija
Kryetare e Grupit të Grave Deputete

 

Grupi i Grave Deputete dënon  kërcënimin qyqar ndaj veprimtares Nazlie Bala