Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 26.03.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi amendamentet e grupit punues të Projektligjit për transportin rrugor.

Në emër të grupit punues, amendamentet para Komisionit i paraqiti deputeti, Lutfi Zharku. Me këtë rast, Komisioni miratoi 18 nga 114 amendamentet e propozuara nga grupi punues, ndërsa lidhur me amendamentet e mbetura u vendos që të harmonizohen qëndrimet me Ministrinë e Infrastrukturës.

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...