Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti delegacionin e GIZ-it

E Marte, 26.03.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot një delegacion të GIZ-it gjerman, i cili kryesohej nga Hans Joachim Preuss, drejtor i përgjithshëm menaxherial i organizatës, ndërkaq atë e shoqëronte edhe James Macbeth Forbes, drejtor i GIZ-it për Kosovë.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë mysafirëve gjermanë, kryeparlamentari i ka vlerësuar shumë të mira marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ndërkaq e ka falënderuar shtetin gjerman për gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. "Pa mbështetjen e Gjermanisë dhe të vendeve të tjera të BE-së dhe pa bashkëpunimin me qeveritë e vendeve tuaja, Kosova, si demokraci e re që është, nuk do të arrinte këtë stad zhvillimi, kurse pa mbështetjen e GIZ-it, do të mbetej i mangët Kuvendi i Kosovës dhe në veçanti komisionet parlamentare që mbështeten nga organizata juaj që nga viti 2009", ka theksuar Krasniqi.

Drejtori i përgjithshëm menaxherial i GIZ-it, Hans Joachim Preuss, ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në Kosovë dhe për përparimet që ka parë në vendin tonë. Ai është shprehur i lumtur që vlerësohet kaq shumë mbështetja e vendit të tij dhënë Kosovës, si dhe për respektin e qeveritarëve dhe të deputetëve të Kosovës për angazhimet e kolegëve të tij në GIZ-in për Kosovë. Ai ka pohuar se ndjehet krenar për angazhimet e organizatës së tij për ndihmë vendeve të tjera dhe për mundësinë që i është dhënë që ta këshillojë Qeverinë e vendit të tij për projektet zhvillimore dhe mbështetëse për Kosovën. Preuss ka pohuar se ndihma e

 

  Kryeparlamentari  Krasniqi priti delegacionin e GIZ-it