Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Hënë, 25.03.2013




Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi Arben Gashi, kryetar, shqyrtoi disa projektligje.

Kështu, komisioni përkrahu raportin me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut, si dhe atë për turizmin, duke i proceduar tutje në Kuvend.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës, si dhe Rregulloren e punës së Kuvendit.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion