Lajmet e fundit

Haziri dhe Haliti marrin pjesë në Konferencën e Shtatë të Komisioneve Parlamentare për Integrime Evropiane të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit (COSAP)

E Premte, 22.03.2013




Delegacioni i Republikës së Kosovës në përbërje: Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit për Integrimeve Evropiane në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe z. Xhavit Haliti, nënkryetar i këtij komisioni, po marrin pjesë në Konferencën e Shtatë të Komisioneve Parlamentare për Integrime Evropiane të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit (COSAP), e organizuar në Sarajevë nga Asambleja Parlamentare e Bosnje dhe Hercegovinës.


Gjatë kësaj konference z. Lutfi Haziri u takua me z. Jelko Kacin, zëvendëskyesues i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë. Haziri pati takime edhe me zëvendëskryeministrin e Kroacisë, Neven Mumica, pastaj me delegacionin nga Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, si dhe delegacionet të tjera pjesëmarrëse në këtë konferencë.


Në fjalimin e tij z. Lutfi Haziri bëri një përshkrim të gjendjes së Republikës së Kosovës lidhur me punën e Parlamentit, pra Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe bashkëpunimin me Qeverinë dhe rolin e opozitës në Republikën e Kosovës, për t'i adresuar të gjitha çështjet, si në aspektin e sundimit të ligjit, reformat në administratën publike, në fushën e tregtisë dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Duke nënvizuar nevojën e përshpejtimit të integrimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, kërkesa e z. Haziri ishte që Kosova të fillojë negociatat për Stabilizim Asociim dhe liberalizim të vizave, si kusht për të dalë nga izolimi që po e përjeton.


Z. Xhavit Haliti, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, është shfaqur optimist se Kosova së shpejti do t'i plotësojë kushtet për të nisur negociatat me Bashkimin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).


Z. Jelko Kacin, duke paraqitur fjalën kryesore në konference, theksoi: "Realiteti sot tregon që Kosova, Mali i Zi dhe Serbia janë shembulli i mirë i regjionit në procesin e integrimeve evropiane falë përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit në arritjen e konsensusit të brendshëm politik dhe bashkëpunimit regjional", duke nënvizuar dialogun Prishtine -Beograd si shembull të mirë të zgjidhjes se problemeve të hapura.


Konferenca e Shtatë e Komisioneve Parlamentare për Integrime Evropiane të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit (COSAP), në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në studimin e tij të fizibilitetit të tetorit 2012, Komisioni Evropian identifikoi disa prioritete për t'u adresuar nga Kosova, në mënyrë që të jetë e gatshme për negociata për MSA. BE-ja do të vendos nëse do t'i nisë këto negociata më vonë gjatë kësaj pranvere.

 

 

Haziri dhe Haliti marrin pjesë në Konferencën e Shtatë të Komisioneve Parlamentare për Integrime Evropiane të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim AsociimiHaziri dhe Haliti marrin pjesë në Konferencën e Shtatë të Komisioneve Parlamentare për Integrime Evropiane të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimi