Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...

E Premte, 22.03.2013




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Ahmet Isufi, shqyrtoi informatën e shefit të Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt. Kjo informatë kishte të bënte me angazhimet e EULEX-it për ruajtjen e paqes dhe sundimin e Ligjit në Kosovë. Pas shqyrtimit të saj, anëtarët e Komisionit, shprehën falënderim për informatat e ofruara nga Borchardt.

Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe amendamentet e Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Ky Projektligj, do të procedohet tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.

 

Nga mbledhja e  Komisionit për Punë të Brendshme...