Lajmet e fundit
Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, mori pjesë në konferencën me temën Puna vullnetare e të rinjve - rruga jonë drejt Evropës
E Mërkure, 20.03.2013
Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, mori sot pjesë në koherencën e organizuar nga Këshilli Qendror i Veprimit Rinor i Kosovës me temën "Puna vullnetare e të rinjve - rruga jonë drejt Evropës". Znj. Musliu në fjalën e saj përgëzoi të rinjtë për aktivitetet e tyre dhe ju premtoi atyre angazhimin e saj dhe të Grupit të Deputetëve të Rinj për zgjidhjen e problemeve, me të cilat preokupohet rinia në Kosovë. Ajo inkurajoi rininë e Kosovës që të punojë edhe në mënyrë vullnetare, pasi që puna vullnetare është ajo që i karakterizon shoqëritë perëndimore.
Në përmbyllje të konferencës u përkrahën konkluzionet e dala nga ky tubim , lidhur me mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.