Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 20.03.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan statuti i Universitetit Publik "Ukshin Hoti" në Prizren dhe statuti i Universitetit Publik "Haxhi Zeka" në Pejë. Në këtë mbledhje merrnin pjesë edhe rektorët e këtyre dy universiteteve,përkatësisht Mazllum Baraliu dhe Armond Krasniqi. Pas shqyrtimit, Komisioni formoi dy grupe punuese lidhur me këto dy statute. Mbi bazën e shqyrtimeve dhe rekomandimeve të këtyre grupeve punuese Komisioni do të vendosë për procedimin e mëtejmë të këtyre statuteve në Kuvend.

Komisioni në vijim shqyrtoi edhe përfundimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës , sipas të cilit Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media do të shqyrtojë kërkesën për rregullimin e statusit të mësimdhënësve në sistemin arsimor të Kosovës prej vitit 1990 deri në vitin 1999 dhe Kuvendit t' ia paraqesin Raportin me rekomandime. Pas shqyrtimit Komisioni përkrahu përfundimin e Kryesisë lidhur me këtë kërkesë.

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media