Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës së 15 marsit
E Marte, 19.03.2013
Në vazhdimin e sotëm të seancës së papërfunduar plenare të Kuvendit të Kosovës të datës 15 mars, në të cilën qenë zhvilluar dy debate parlamentare: ai për rastin Kiçina (sipas kërkesës së deputetit Ramiz Lladrovci, i mbështetur nga deputetët nënshkrues), si dhe ai lidhur me faturimin e shpenzimit të energjisë elektrike për muajin janar 2013 ( sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,) deputetët, nëpërmjet votës së tyre kanë dhënë qëndrimin e tyre përfundimtar për çështjet e ngritura.
Në seancën e sotme është mbështetur propozimi i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci , si përfundim i debatit për rastin Kiçina. Në propozim thuhej shprehimisht: " pas debatit i cili ka ngritur edhe disa dyshime për rrjedhën e procesit gjyqësor, transkripti i kësaj mbledhje t`u dërgohet institucioneve relavante të Kosoves.
Propozim ka kaluar me shumicë votash të deputetëve.
Ndërkaq nuk ka kaluar propozimi i rekomandimeve të Grupit Parlamentar lidhur me gjendjen në sistemin elektroenergjetik të vendit.
Duke qenë se pas votimit rezultati "për" dhe "kundër" rezultoi të ishte i barabartë (35 me 35), sipas Rregullore së Kuvendi, në raste të tilla llogaritet se propozimi nuk miratohet.