Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 19.03.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi amendamentet e Projektligjit për miniera dhe minerale.

Amendamentet i paraqiti kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, i cili njoftoi për amendamentet e propozuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, lidhur me nenet 14.1 dhe 31. 2. Amendamentet e propozuar nga Ministria kishin të bënin me mënyrën e shfrytëzimit të mineraleve energjetike. Pas shqyrtimit të tyre, anëtarët e Komisionit u përcaktua për amendamentet që kishin formuluar vetë lidhur me shfrytëzimin e këtyre mineraleve.

Gjatë shqyrtimit të amendamenteve, në mbledhje ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Këshillit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ibush Jonuzi.

Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve.

Komisioni formoi edhe grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për masat mbrojtëse të importeve. Kryesues i këtij grupi u vendos të jetë kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, dhe anëtarë: Lutfi Zharku, Shaip Muja, Visar Ymeri dhe Teuta Sahatqija.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...