Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit të Shqipërisë, Genc Pollo

E Marte, 19.03.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në takim ministrin për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit të Shqipërisë, Genc Pollo.

Kryetari Krasniqi i konsideroi të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, veçanërisht në rrafshin parlamentar, por shtroi nevojën e shfrytëzimit të hapësirave për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushat e tjera. Kryetari i Kuvendit tha se vizitat e ndërsjella të delegacioneve të ndryshme të kuvendeve respektive janë të shpeshta dhe kontribuojnë në këmbimin e përvojave.

Duke shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, ministri Pollo, nga ana e tij, vlerësoi lart frytet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në funksion të të cilit ishte edhe nënshkrimi i marrëveshjes së sotme me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë, si dhe u shqyrtuan mundësitë e përafrimit të mëtejmë të të dyja vendeve, në të gjithë lëmenjtë.

Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit të Shqipërisë, Genc Pollo