Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Hënë, 18.03.2013
Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetari Lutfi Haziri, ka shqyrtuar shtatë projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale.
Pasi konstatoi përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, komisioni përkrahu: Projektligjin për sistemin e pagesave, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për miniera dhe minerale, Projektligjin për organet qeveritare për shoqërinë e informacionit,
Projektligjin për administrimin e punës në zyrë, Projektligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe atë për provimin e jurisprudencës.
Projektligjet u proceduan tutje në Kuvend.