Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Hënë, 18.03.2013




Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi Arben Gashi, kryetar, shqyrtoi një përfundim të Kryesisë dhe dy raporte të komisioneve funksionale.

Kështu, komisioni vlerësoi se kërkesa e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për debat parlamentar lidhur me tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore gjatë periudhës 22 mars 1989 - qershor 1999, është në pajtim me Rregulloren e Kuvendit.

Në vazhdim, komisioni përkrahu raportin me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe shqyrtoi raportin e komisionit funksional në Projektligjin për administrimin e punës në zyrë.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion