Lajmet e fundit
Nga Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Hënë, 11.03.2013
Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e ka kryesuar Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, janë shqyrtuar gjashtë projektligje: Projektligji nr. 04/L-156, për kontrollin e duhanit me amendamente të Komisionit Funksional për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, shqyrtimi i amendamentit shtesë të Komisionit Funksional për arsim, kulturë, rini , sport , administrim publik, qeverisje lokale dhe media, lidhur me Projektligjin nr. 04/L-145, për organet qeveritare, për shoqërinë e informacionit, shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-155, për sistemin e pagave, me amendamente të Komisionit Funksional për buxhet dhe financa, shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-185, për tarifat e veçanta të doganës, për prodhimin me pakicë dhe fillestar të prodhimeve alkoolike, të prodhuara në Kosovë, me amendamente të Komisionit Funksional për buxhet dhe financa, shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-158, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për miniera dhe minerale, me amendamente të Komisionit Funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-189, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, me amendamente të Komisionit Funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri.
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit e kanë përkrahur procesuimin e mëtutjeshme të projektligjeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, në këtë mbledhje, Komisioni formoi grupin punues prej 5 anëtarëve, për fillimin e procesit të mbikëqyrjes së zbatimit të Strategjisë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, nga marrëveshja e stabilizimit .