Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Mërkure, 13.03.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi amendamentet e dy projektligjeve: Projektligjit për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut dhe të Projektligjit për turizmin. Amendamentet e grupit punues të Projektligjit për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut i paraqiti deputetja, Myzejene Selmani, ndërsa, të Projektligjit për turizmin, deputeti, Lutfi Zharku. Pas shqyrtimit të amnendamenteve të paraqitura, komisioni i miratoi ato dhe vendosi që të dyja projektligjet të procedohet për shqyrtim të mëtutjeshëm sipas Rregullores së Punës.

Në këtë mbledhje, kryetari i Komisionit, Pajaziti, njoftoi edhe rreth pjesëmarrjes së Komisionit në seminarin parlamentar "Politika energjetike e BE-së dhe roli i saj në vendet kandidate", e cila është mbajtur në Bruksel, më 21 shkurt 2013.

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...