Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 13.03.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetari Fikrim Damka, ka shqyrtuar dy projektligje.

Komisioni përkrahu Projektligjin për transplantimin e indeve dhe qelizave, me rekomandimin për shqyrtim në parim në seancë plenare. U përkrah gjithashtu, edhe Projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti, me amendamentet e propozuara nga grupi punues dhe u procedua për shqyrtim të mëtutjeshëm në komisionet kryesore të Kuvendit.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale