Lajmet e fundit
Keqinterpretim i deklaratës së kryeparlamentarit Krasniqi
E Hënë, 11.03.2013
Kryeparlamentari Krasniqi nuk ka kontestuar kandidatët e propozuar për guverantor të BQK-së, por është shprehur përgjithësisht kundër praktikave të zgjedhjes së njerëzve joprofesionistë në krye të agjencive të pavarura të Kosovës
Reagim i Zyrës për media të Kuvendit të Kosovës
Në ndonjë media të Kosovës, sot është keqinterpretuar një pjesë e deklaratës së kryeparlamentarit Krasniqi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë. Ndonjë gazetar ka pohuar se kryeparlamentari Krasniqi shpreh rezerva për kandidatët për guvernator të Bankës ë Qendrore të Kosovës. Në fakt, kryeparlamntari Krasniqi nuk ka kontestuar kandidatët e propozuar për guverantor të BQK-së, por është shprehur përgjithësisht kundër praktikave të zgjedhjes së njerëzve joprofesionistë në krye të agjencive të pavarura të Kosovës.