Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Hënë, 11.03.2013
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga nënkryetari Behar Selimi, u shqyrtuan dhe u përkrahën propozim amendamentet e grupit punues në Projektligjin për provimin e jurisprudencës, si dhe heqja e amendamentit 5.
Po ashtu, anëtarët e komisionit përkrahën edhe raportin plotësues të komisionit funksional në Projektligjin nr. 04/L-145 për Organet qeveritare për shoqërinë e informacionit.