Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi uron gratë dhe nënat për festën e 8 Marsit

E Enjte, 07.03.2013




Në urimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, për gratë dhe nënat në Kosovë , me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, thuhet:

"Duke vlerësuar lart figurën e gruas dhe të nënave, shfrytëzoj rastin të uroj përzemërsisht festën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.


Gratë në Kosovë kanë luajtur një rol dhe kanë dhënë kontribut të madh për shoqërinë drejt zhvillimeve politike dhe kulturore në vend, andaj meritojnë nderime dhe respekt.

Pa fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje nuk mund të kemi shoqëri demokratike. Andaj, inkurajoj të gjitha femrat që të mos ndalojnë në rrugën e tyre për të zënë vendin e tyre të merituar në shoqëri".

 

Kryeparlamentari Krasniqi uron  gratë dhe nënat për festën e 8 Marsit