Lajmet e fundit
Një delegacion i Kuvendit po qëndron në Sllovaki
E Mërkure, 06.03.2013
Një delegacion prej 11 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje: Elmi Reçica, Blerta Deliu - Kodra, Zenun Pajaziti, Teuta Sahatqija, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Visar Ymeri, Alma Lama, Ardian Gjini, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albert Kinolli, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bratislavë të Sllovakisë.
Kjo vizitë, e cila është mundësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Këshillin Britanik, Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ambasadën e Austrisë në Prishtinë, ka për qëllim përfshirjen në diplomacinë parlamentare me shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.
Sot, deputetet janë takuar me zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me përfaqësues të partive të ndryshme politike, me përfaqësues të Komisionit Evropian në Sllovaki: Dusan Chreneki, Mikulas Dzurinda, ish-kryeministër dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të vazhdojë edhe nesër takimet me personalitete të tjera me influencë politike, sociale dhe ekonomike në Sllovaki. Mes tjerash, anëtarët e delegacionit do të takohen edhe me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Frantisek Sebej dhe mysafirin e nderit, Eduard Kukan, eurodeputet dhe kryetar i Delegacionit për Marrëdhënie me Shtetet e Evropës Juglindore