Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 06.03.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetari Fikrim Damka, ka shqyrtuar Projektligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Komisioni shqyrtoi hollësisht amendamentet e propozuara nga grupi punues dhe bëri plotësim-ndryshime në disa prej tyre. Projektligji, me amendamentet e propozuara dhe me këto plotësime, u përkrah dhe u procedua për shqyrtim në komisionet kryesore të Kuvendit.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e tij.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale