Lajmet e fundit

Telegram urimi i kryetarit të Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e festës së 7 marsit

E Mërkure, 06.03.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, përmes një telegrami u ka uruar të gjithë mësimdhënësve festën e 7 marsit, Ditës së Mësuesit. Në telegram thuhet:"

Të dashur mësimdhënës!

Kam kënaqësinë t'i përshëndes të gjithë mësueset dhe mësuesit në këtë përvjetor të hapjes së shkollës së parë shqipe, të kësaj dite të shënuar historike të kombit shqiptar.

Të gjithë ne përulemi me respektin më të madh për të gjithë mësimdhënësit, për punën e tyre të çmuar të cilën e kanë bërë me përkushtim dhe sakrificë në rrugën e dijes e përparimit të kombit tonë.

Kujtojmë me respekt të thellë të gjithë mësuesit për veprën e tyre atdhetare, të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për shkollën Shqipe.
Shpreh admirim të thellë për veprën tuaj humanitare dhe shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për mësueset dhe mësuesit e sotëm, të cilët pa marrë parasysh vështirësitë, punojnë me përkushtim e zell për arsimin shqip", theksohet në telegramin e urimit të kryekuvendarit Krasniqi.

 

 

Telegram urimi i kryetarit të Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi,  me rastin e festës së 7 marsit