Lajmet e fundit
Kryekuvendari Jakup Krasniqi bëri homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari
E Mërkure, 06.03.2013
Në vazhdën e shënimit të ditëve të rezistencës së familjes Jashari, përkatësisht 15-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, bëri homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Me këtë rast, kreu Kuvendit u shpreh:" Duke iu falënderuar jetës dhe veprës së komandantit Legjendar dhe familjes së tij legjendare, është bërë ajo kthesa e madhe ku shqiptarët pas pesë, gjashtë dhe shtatë marsit të vitit 2008, e mundën frikën dhe e përqafuan vendosmërisht guximin. Guxim që na e dhuroi lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot".
Pas homazheve, kryeparlamentari Krasniqi vizitoi edhe familjen Jashari.