Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për arsim, shkencë, kulturë, rini, sport administratë publike, vetëqeverisje lokale dhe media

E Mërkure, 27.02.2013




Komisioni, në mbledhjen e kryesuar nga z. Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, sot ka mbajtur takim në të cilin pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për organet qeveritare nr. 04/L-145.

Në mbledhjen e sotme, përveç anëtarëve të komisionit, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga Ministria e administratës publike (MAP), të kryesuar nga ministri z. Mahir Yagcilar, përfaqësuesit e Këshillit gjyqësor të Kosovës, kryesuar nga kryetari z. Enver Peci, si dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe të KDI -së.

Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit lidhur me projektligjin e lartë cekur e informoi ministri i MAP, z. Yagcilar. Sipas tij, ky projektligj një herë është shqyrtuar në njërën prej seancave plenare të mëherëshme të Kuvendit të Kosovës, mirëpo për shkak të nenit 10 të kontestuar, është kthyer në përpunim në MAP. Ministri Yagcilar, në vazhdim, theksoi që si anëtarët e Komisionit, po ashtu edhe përfaqësuesit e Këshillit gjyqësor çfarë do që propozojnë, ai do të jetë i gatshëm që para ministrisë, të cilin e udhëheqë, t'i pranojnë propozimet.

Me këtë rast, përfaqësuesit e Këshillit gjyqësorë propozuan që në nenin 10 të Projektligjit të cekur të shtohet edhe një paragraf, në mënyrë që i njëjti, në vend të 4 të ketë gjithsejtë 5 paragrafë.

 

 


Pas ekspozesë së ministrit Yagcilar, si dhe propozimet për paragraf të ri nga ana e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Peci, anëtarët e Komisionit miratuan në parim projektligjin për organet qeveritare nr. 04/L-145, i cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar edhe Projektligjin për administrimin e punës në zyre, nr. 04/L-184, dhe në parim e kanë miratuar.

Nga mbledhja e Komisionit për arsim, shkencë, kulturë, rini, sport administratë publike, vetëqeverisje lokale dhe media