Lajmet e fundit

Vizitë e Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme... në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave

E Mërkure, 27.02.2013




Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së i kryesuar nga kryetari, z. Ahmet Isufi, ka realizuar sot një vizitë punë në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave. Komisioni është pritur nga kryeshefi i Agjencisë, z.Fadil Kodra me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë kësaj vizite Komisioni Parlamentar është njoftuar me funksionimin e kësaj Agjencie, koordinimin e aktiviteteve të njësive të zjarrfikësve në komuna dhe nivelin e impelmentimit të dy dokumenteve bazë, në të cilat mbështeten veprimet e këtyre njësive: Sistemi për menaxhimin e integruar të emergjencave civile dhe Plani i reagimit kombëtar, në të cilët bazohen të gjitha planet e tjera specifike, plane të cilat janë të obliguara t'i zbatojnë institucionet e Republikës së Kosovës dhe ndërmarrjet private.

Gjithashtu është diskutuar edhe për sfidat e kesaj Agjenice, si: kufizimet buxhetore, pajisjet e vjetra me te cilat operaohet , personeli jo i mjaftueshem dhe mosfunsionimi i Qendrave komunale te emergjencave. Komisioni është zotuar se do të angazhohet për trajtimin e kerkesave te Agjencisë në tejkalimin e sfidave dhe përmbushtjen me sukses të misionit të saj, si agjenci në mbrojtje të jetës dhe pronës se qyteterëve të Kosovës.

 

 

Vizitë e Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme... në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave