Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 27.02.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Naser Osmani, zëvendëskryetar i parë, ka shqyrtuar katër projektligje dhe Projektrregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kështu, në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të zv/ministrit të Financave, Ramadan Avdiu, komisioni shqyrtoi Projektligjin për odat e profesionistëve shëndetësorë, me amendamente të komisionit funksional. Pas diskutimeve, komisioni vlerësoi se përkitazi me këtë projektligj ekzistojnë disa paqartësi financiare dhe në funksion të kësaj, krijoi një grup punues, i cili do të merret me analizimin e tij dhe komisionit do t'ia paraqes raportin me rekomandime.

Në vazhdim, komision përkrahu Projektligjin për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve "Shota" dhe për ansamblet e tjera, si dhe Projektrregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me amendamente të komisioneve funksionale.

U përkrah, gjithashtu, edhe raporti me rekomandime i grupit punues të komisionit për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet pensionale në Kosovë.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa